Skip links

Thirrje për krijimin e aktiviteteve edukative për të luajtur dhe për të nxënë në kushte shtëpiake të dedikuara për fëmijë nga 3 deri në 10 vjet

Si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga COVID – 19 dhe ndërprerjes së programit edukativo – arsimor, SmartAp – Laboratori për novacione sociale së bashku me partnerët e tij në periudhën e kaluar punoi pandërprerë në zhvillimin e funksionaliteteve të reja të Eduinos, ueb-platformës nacionale të arsimit. Një nga funksionalitetet e reja që do t’i ofrojë platforma është edhe biblioteka e hapur me aktivitete dhe lojëra për fëmijë prej 3 deri në 10 vjet, të dedikuara për të luajtur dhe për të nxënë në kushte shtëpiake. Me qëllim të sigurimit të numrit sa më të madh të aktiviteteve, e me këtë edhe numër sa më të madh të fëmijëve të lumtur, e kërkojmë mbështetjen e edukatorëve dhe prindërve kreativ anembanë shtetit! Për të gjitha hollësitë dhe informatat, ju lutemi ta lexoni tërë thirrjen, i cili përmban udhëzime teknike dhe përmbajtjesore.

Cili është inspirimi i kësaj thirrje publike?

Duke pasur parasysh se ky pushim dhe periudha e verës do të jetë më e ndryshe për të gjithë fëmijët dhe me qëllim që të vendosim sa është e mundshme më shumë materiale të qasshme, vendosëm të iniciojmë thirrje të hapur për krijimin e aktiviteteve edukative sipas shabllonëve dhe udhëzimeve të përcaktuara. Shpresojmë në mbështetjen tuaj dhe në dëshirën që të kontribuohet me disa nga idetë kreative të cilat i shfrytëzoni në punën tuaj ose gjatë lojës dhe në të nxënit e fëmijëve dhe nxënësve tuaj. Nga ju e kërkojmë kreativitetin tuaj dhe aftësinë për udhëzime, kurse ne do të kujdesemi për ilustrimet, përkthimin, lekturën dhe të gjitha hollësitë teknike.

Me kohën tuaj që do të ndani në ndërtimin e një thesari të hapur me aktivitete të cilat do të mundësojnë një kohë argëtuese, edukative dhe të plotësuar mes prindërve dhe fëmijëve të moshës prej 3 deri në 10 vjet, tani por edhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme. Aktivitetet në këtë thirrje do të dedikohen për të luajtur në kushte shtëpiake dhe do të jenë pjesë e përhershme e platformës Eduino.

Për çfarë aktivitetet bëhet fjalë?

Më poshtë do të gjeni shembuj të aktiviteteve për të nxënë dhe për të luajtur në kushte shtëpiake:

Çdo aktivitet përmban informatë themelore, udhëzime për lojë dhe shtojca për zbatim ose kuptim më të mirë.

Për kë dedikohet kjo thirrje?

Thirrja u dedikohet të gjithë edukatorëve të fëmijëve të moshës prej 3 deri në 10 vjet, duke përfshirë: edukatorë, mësimdhënës të mësimit klasor, pedagog, psikolog dhe edukatorëve special. Thirrja gjithashtu është e hapur edhe për të gjithë prindërit kreativ si dhe individët të cilët do të dëshironin të përgatisin dhe të dorëzojnë aktivitete. Aktivitetet mund të përgatiten në mënyrë individuale ose në ekip.

Ku dhe deri kur duhet të dorëzohen aktivitetet të lojës?

Aktivitetet tuaja më kreative dhe më zbavitëse për fëmijët e moshës prej 3 deri në 10 vjet duhet t’i dorëzoni në [email protected], me shënim në mail: “Aktivitete edukative në kushte shtëpiake”. Para se t’i dërgoni aktivitetet, ju lutemi me kujdes lexoni të gjithë kërkesat dhe udhëzimet të shënuara më poshtë.

Thirrja është e hapur deri në datën 20 qershor, por ju inkurajojmë që nëse mundeni t’i dërgoni aktivitetet sa është e mundshme më shpejt, me qëllim që menjëherë t’i përgatisim nga aspekti vizual dhe t’i publikojmë. Numri i aktiviteteve që mund t’i dërgoni nuk është i kufizuar. Mund t’i dërgoni në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Aktivitetet do të kontrollohen, do të lekturohen dhe do të përkthehen nga ana e SmarAp-it. Të gjithë shabllonet e nevojshme shoqëruese, kartela dhe/ose grafikë do të përgatiten nga ana jonë, në përputhje me udhëzimet dhe shembujt e përmendur nga dërguesit të aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e dhënë më poshtë.

Si të krijojmë një aktivitet edukativ? Cilat janë udhëzimet?

  • Aspekte teknike:

Aktivitetet patjetër duhet të përgatiten sipas formatit të shabllonit të cilin mund ta zbrisni në këtë lidhje. këtë lidhje, mund ta zbrisni udhëzimin për plotësimin e shabllonit, i cili do t’ju shërbejë si udhëzuese për përgatitjen dhe strukturimin më të mirë të aktiviteteve tuaja të lojës.

  1. Aktivitetet duhet të përshkruhen me udhëzime qartë të përcaktuara për realizimin e aktivitetit sipas shabllonit të dhënë me plotësimin e të gjitha fushave të obligueshme të shabllonit.
  2. Për aktivitetin mund të na dërgoni fotografi, vizatime, lidhje deri te video skema / shabllone plotësuese për sqarim sa më të mirë dhe zbatim më të lehtë të të njëjtave. Do të ishte shumë e dobishme nëse arrini ta fotografoni ose ta incizoni ekzekutimin e aktivitetit. Gjithashtu, nëse doni që aktiviteti të ketë ilustrim shoqërues, shembull vizatim nga të njëjtat.
  3. Dhe / ose materiale (p.sh. kartele, prerje nga ngjyrat e të ngjashme), duhet të shkruani përshkrim të qartë që ato të munden të përgatiten nga projektuesi jonë grafik ose t’i bashkëngjitni ato.
  • Aspekte përmbajtjesore:

Para së gjithash, mendoni në mënyrë kreative mënyra në të cilat mund të shfrytëzohet koha e prindërve dhe fëmijëve në kushte shtëpiake. Bëhuni kreativ, mendoni si mund ta nxitni kërshërinë e fëmijëve dhe përpiquni që aktivitetet të cilat i propozoni të kenë aspektin e të nxënit dhe përfitimin e njohurive nga fusha të ndryshme. Tema e aktiviteteve është e lirë, sipas zgjedhjes suaj, gjegjësisht mund të përgatitni aktivitete për punime dore, aktivitete fizike, natyrë dhe shkencë, matematikë, shëndet mendor etj.

Çka duhet të kemi parasysh gjatë krijimit të aktiviteteve?

Disa gjëra të cilat do të donim që ju t’u kushtoni vëmendje gjatë krijimit të aktiviteteve:

  1. Të mund të realizohen në kushte shtëpiake

– si opsion, mund të mendoni për aktivitete të shkurta në natyrë, me një numër të vogël të pjesëmarrësve (në nivel të familjes),

  • Që të kërkojnë sa është e mundshme më pak resurse dhe blerje shtesë për shkak të së cilave prindërit do të detyroheshin të dalin nga shtëpia e tyre,
  • Nëse mund të shfrytëzohen një pjesë e materialeve të ricikluara të cilat gjenden në shtëpi, si për shembull letër nga gazetat, lëvoret e pemëve, shishe plastike ose të kartonit, cilindra nga letra e tualetit e të ngjashme,
  • Nëse është e mundshme, aktivitetet fëmija të mund t’i realizojë dhe t’i bëjë në mënyrë të pavarur ose me ndihmë të vogël të prindërit (në varësi nga mosha).

Gjatë krijimit të materialeve mund të shërbeheni me aktivitet të cilin tashmë i keni dhe të cilin e keni realizuar në ndonjë nga orët dhe ta përshtatni për prindërit në kushte shtëpiake, ose të krijoni aktivitete të reja të cilat do të jenë të dedikuara për këtë rast. Prindërit i nxisim të mendojnë për aktivitete të cilat i kanë bërë me fëmijët e tyre e të cilat mund t’i dokumentojnë dhe t’i shkëmbejnë.

Si janë të paraqitura aktivitetet në platformë? Si do të duket ajo bibliotekë me materiale?

Aktivitetet edukative do të publikohen në pjesën e platformës ku të gjithë shfrytëzuesit, prindërit, fëmijët, edukatorët, do të mund t’i shfletojnë aktivitetet sipas temës, moshës, kohës për përgatitje dhe realizim e të ngjashme.

Kjo pjesë do të jetë e qasshme së shpejti në platformë, por të njëjtat mund t’i shihni si do të duken në fotografinë vijuese:

Duke falënderuar një numër të madh të edukatorëve të cilët u përkushtuan në krijimin e këtyre aktiviteteve edukative në periudhën e kaluar, biblioteka e përmbajtjeve fillestare tashmë është krijuar, kurse me ndihmën tuaj shpresojmë se kjo platformë do të bëhet një thesar i një numri të madh të materialeve ku mësimdhënësit e mësimit klasor, edukatorët dhe prindërit do të mund të gjejnë materiale dhe inspirim për realizim sa më të mirë të orëve, për zbatimin e mënyrave të reja të të nxënit nëpërmjet lojës dhe veglave kreative për nxitjen e zhvillimit socio-emocional te fëmijët e moshës prej 3 deri në 10 vjet.

Informata për platformën Eduino dhe projektin:

Kjo thirrje është në kuadër të projektit “Krijimi i mjedisit që mundëson përmirësimin e mësimit dhe të nxënit nëpërmjet ko-krijimit dhe novacione” #Inno4Edu i cili është i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet Ambasadës së tyre në Shkup, me mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit dhe UNICEF-it, kurse e zbaton SmartAp – Laboratori për novacione sociale.

Lexoni më shumë për projektin në lidhjen vijuese.

Leave a comment